Disa vite më parë kur Sabrina Bengaj shkoi nuse në shtëpinë e Elton Metës, babai i saj dhe familjarët e tjerë e pranuan këtë fakt, pavarësisht se nuk ishin dakord, pasi iu erdhi turp nga opinioni publik. “Do thonin nuk je i aftë të iku vajza nga shtëpia”, thotë sot babai i Sabrinës, dy ditë pasi ka varrosur të bijën e cila u vra duke ngrënë bukë nga babai i vajzës së saj, Eltoni.

Partizan Bengaj shprehet se sot e bija do festonte 23-vjetorin e lindjes por jeta e saj u ndërpre në mes të premten në mbrëmje në shtëpinë e tij. Ai tregon se pas martesës gjërat mes çiftit po shkonin mirë ndërkohë që pasi lindjes së fëmijës, dhëndri nisi të tradhtonte të bijën. Bengaj shton se në atë kohë e bija ka marrë në telefon të vëllanë që ta marrë në shtëpi.

 “I kërkoj falje opinionit publik në Fier. Fatkeqësisht si prind ose i larguar nga Shqipëria. Sot nuk jam më qytetar shqiptar. Vite më parë në pabesi kjo familje më rrëmbejnë vajzën me mashtrim për martesë. Vite më parë nuk fola për respekt përballë gjithë Fierit që më njihte nuk fola se do thonin ti nuk je i aftë të iku vajza nga shtëpia.

U detyrova të bëja paqe më fëmijën tim. U largova dhe çdo gjë po shkonte mirë. Pas pak vitesh lindi fëmijë. Është një fëmijë i mrekullueshëm. Filluan grindjet. Ish dhëndri filloi ta tradhtonte vajzën. Vajza merr djalin në telefon dhe i thotë hajde më merr sepse burri im po bredh me të tjerat”, thotë ai.

“Pas 5 ditësh vjen dhe kërcënon në shtëpinë time me armë. Dhe e fundit, nuk fola për shumë gjëra. As denoncova as bëra. I kërkoj falje opinionit fierak. E njoh gjysmën e Fierit. Pasi e arrestojnë, fillon e ëma që është një copë injorante, mashtruese duke thënë që gjoja armën e ka marrë në shtëpinë time. Policia e Fierit pse nuk kontrolloi në shtëpinë time., Deklaruan se unë paskam ndërhyrë për ta çuar në Zahari ku qenka një burrë i çmendur. Me gjithë këto armë erdhi në shtëpinë time, ky zoti prokuror Çlirim dhe Pirro Sota.

Ime bijë iku dhe të përgjigjen ata. Akuzoj ish ministren e drejtësisë, Ku ishin. Kush janë këta mjekë sahanlëpirës që kanë kthyer një të sëmurë në shtëpi. Unë këtë nuk do e kaloj në plumb, në varje, E gjithë familja e tij duhet të jetë në burg. Nëna e tij është një plehrë. I thoshte të birit tradhtoje, bëje. Sot vajza ime bënte 23-vjeçe. Nëse vajza ime kishte 1% faj. Dje u bëra gjysh. Nusja e djalit i doli para”, u shpreh ai.

Bengaj ngre akuza ndaj familjarëve të ish-dhëndrit, veçanërisht ndaj nënës së këtij të fundit. Ai shprehet se ditën kur Elton Meta erdhi me armë në shtëpinë e tij, kanë ngritur akuza të paqena ndaj tij. Ai tregon se një ditë më parë, djali i tij është bërë baba nga nusja e cila ishte dëshmitare në skenën e vrasjes në shtëpinë e tyre.

“Pas 5 ditësh vjen dhe kërcënon në shtëpinë time me armë. Dhe e fundit, nuk fola për shumë gjëra. As denoncova as bëra. I kërkoj falje opinionit fierak E njoh gjysmën e Fierit. Pasi e arrestojnë, fillon e ëma që është një copë injorante, mashtruese duke thënë që gjoja armën e ka marrë në shtëpinë time. Policia e Fierit pse nuk kontrolloi në shtëpinë time. Deklaruan se unë paskam ndërhyrë për ta çuar në Zahari ku qenka një burrë i çmendur. Me gjithë këto armë erdhi në shtëpinë time, ky zoti prokuror Çlirim dhe Pirro Sota.

Ime bijë iku dhe të përgjigjen ata. Akuzoj ish ministren e drejtësisë, Ku ishin. Kush janë këta mjekë sahanlëpirës që kanë kthyer një të sëmurë në shtëpi. Unë këtë nuk do e kaloj në plumb, në varje, E gjithë familja e tij duhet të jetë në burg. Nëna e tij është një plehrë. I thoshte të birit tradhtoje, bëje. Sot vajza ime bënte 23-vjeçe. Nëse vajza ime kishte 1% faj. Dje u bëra gjysh. Nusja e djalit i doli para”, u shpreh ai. m.v/abcnews.al