Home AKTUALITET POLITIKË Lulzim Basha do të mbledhë pasditen e sotme grupin parlamentar

Lulzim Basha do të mbledhë pasditen e sotme grupin parlamentar

50

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë pasditen e sotme grupin parlamentar, ku përpos të tjerave padyshim që pritet të diskutohet dhe në lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën dje në 6 Bashki të vendit.

Edhe pse në 5 prej tyre PD u rendit forcë e tretë, dhe në Rrogozhinë në vendin e dytë, Basha në një komunikim me gazetarët nuk pranoi përgjegjësitë për humbjen, duke përdorur si argument, pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në zgjedhje.

Kjo mbledhje përkon dhe me seancën plenare që do të mbahet pasditen e sotme në Kuvend, ku padyshim që palët do të diskutojnë dhe në lidhje me zgjedhjet e ditës së djeshme, që më së shumti ishin një test, për të matur forcat e vetë opozitës.