Home AKTUALITET POLITIKË Thirrja urgjente e Kurtit

Thirrja urgjente e Kurtit

44

Disa ditë më parë kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje NATO-s për të anëtarësuar urgjentisht Kosovën në aleancë, duke marrë shkas nga situate në Ukrainë.

Për këtë ka reaguar dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç , i cili paralajmëroi se Serbia nuk do të heshtë. Sipas tij, në momentin që Kosova do të anëtarësohet në një organizatë do të hidhet poshtë marrëveshja e Uashingtonit.

“Ditën që do të pranohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare do të thotë se e është përmbysur marrëveshjen e Uashingtonit dhe atë ditë do të mësojnë emrat e disa vendeve që e tërhoqën njohjen e pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë”, ka thënën Vuçiç.

Ndër të tjera në deklaratën e tij për mediat ai është shprehur se për shkak të konfliktit në Ukrainë, shumë e shohin situatën globale si një mundësi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe se shumë duan anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.