Deputeti demokrat Lulzim Basha, ka pohuar mesditën e kësaj të enjteje se ka komunikuar në dy raste me kryeministrin Edi Rama, shkruan neësbomb.al. Ai ka mbërritur i vetëm para Kuvendit dhe është duke folur për mediat.
Gazetarët e kanë pyetur për komunikimet me Ramën dhe ish-kryetari i PD tregoi kur ka folur me të. Referuar asaj që vetë Basha tha, ai ka folur vetëm dy herë me kryeministrin për dy raste ngushëllimi që kanë ndodhur në familjen e tij.
Ka pasur dy komunikime, për dy ngushëllime. Një në vitin 2020 dhe një tjetër një vit më parë. Për dy raste që kanë ndodhur në familjen tonë. Këto janë të vetmet herë që kam komunikuar me Edi Ramën”, tha Lulzim Basha.