Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të enjte në Azerbajxhan, ku është pritur nga zëvendëskryeministri Shahin Mustafayev, zëvendësministri i Punëve të Jashtme Khalaf Khalafov dhe zyrtarë të tjerë.

Ramës iu organizua një pritje nderi në Aeroportin Ndërkombëtar “Heydar Aliyev”, e dekoruar me flamujt kombëtarë të të dy vendeve.

Kreu i qeverisë shqiptare do të ketë një takim “kokë më kokë” me presidentin e vendit, Ilham Aliyev, më pas do shkojë në memorialin e varrezave të dëshmorëve, dhe  sipas axhendës do të takohet me kryetaren e Kuvendit dhe kryeministrin e Azerbajxhanit.

Pas vizitës në Baku, Rama do të udhëtojë drejt Stambollit ku do të takohet me presidentin Recep Tayip Erdogan dhe me figura të tjera politike.

Axhenda e vizitës zyrtare së Kryeministrit të Shqipërisë, EDI RAMA në Azerbajxhan, dhe vizitës së punës në Turqi  –  Baku/Stamboll, 14-15 Prill 2022

E enjte, 14 prill

07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”

13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit

16.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve

16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Azerbajxhanit

18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit

E premte, 15 prill

11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit

13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”