Presidenti francez, Emmanuel Macron konfirmoi se trupat ushtarake franceze kishin vrarë udhëheqësin xhihadis të shtetit Islamik në Sahara.
Duke shkruar në Twitter, Macron e përshkroi vdekjen e Adnan Abu walid Al-Sahraëi si një “sukses të madh në luftën kundër grupeve terroriste në Sahel”. Forcat franceze, të mbështetura nga inteligjenca amerikane, kanë qenë në kërkim të qelizave xhihadiste në rajon prej vitesh.
Grupet kryengritëse islamike janë përhapur në të gjithë rajonin, përfshirë Mali, Niger, Çad dhe Burkina Faso.
Marrë nga: The Guardian