Presidenti i Francës Emmanuel Macron shënoi sot në Paris 77-vjetorin e fitores së aleatëve ndaj Gjermanisë naziste, në një ceremoni të veçantë këtë vit në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe përpara paradës tradicionale ushtarake në Moskë në Ditën e Fitores.
Me këtë përkujtim, kreu i shtetit francez fillon një sërë takimesh ndërkombëtare, ai do të flasë sot përmes video-konferencës me liderët e G7 për situatën në Ukrainë, do të shkojë në Strasburg të hënën në Ditën e Evropës dhe gjithashtu në Berlin për t’u takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
77 vjet më vonë, të mos harrojmë heronjtë tanë, ato gra dhe burra që luftuan për t’i dhënë fund luftës në Evropë. Le të qëndrojmë të bashkuar, si evropianë, dhe të punojmë për të rivendosur paqen në kontinentin tonë”, shkroi Macron në Twitter.