Ish-mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka folur për performancën e tij nën drejtimin e Pep Guardiolës.

“Madhështia e Barcelonës së Guardiolës nuk është vetëm në trofetë e fituar, por edhe në mënyrën se si ne e bëmë atë. Është më shumë sesa thjesht të fitosh apo të humbësh.

Nuk e kam shijuar kurrë futbollin aq shumë sa gjatë kohës së Guardiolës te Barcelona, ​​jo vetëm për shkak të mesfushës legjendare, por edhe për shkak të trajnerit dhe skuadrës që kishim.Isha më i lumtur se kurrë dhe ajo që ka arritur ky ekip është diçka e veçantë që nuk ka ndodhur kurrë më parë”, tha Iniesta për TyC Sports. /G.D