Cristiano Ronaldo nuk po kalon  një moment të mirë te Juventusi, teksa thuhet se prej kohësh po mendon largimin.

E ardhmja e sulmuesit te kampionët e Italisë nuk është e sigurt, teksa në rast se bardhezinjtë nuk kualifikohen në Ligën e Kampioneve atëherë largimi do ishte i pashmangshëm.

Sipas asaj që raporton “Marca”, portugezi po mendon seriozisht për një rikthim te skuadra e Realit të Madridit, aty ku arriti suksese të mëdha. Megjithatë thuhet se madrilenët i kanë mbyllur derën, pasi kanë synime të tjera në merkato për skuadrën.

Në këtë situatë, pista e vetme për 36-vjeçarin mbetet Mançester Junajtid në rast largimi, me anglezët do ishin dakord me një rikthim të CR7 në skuadrën e tyre.

(E.H/Faxweb.al)