Maja e Jankës, në zonën e Vithkuq të Korçës vijon të jetë në “pushtetin” e flakëve. Për më shumë se 3 ditësh, flakët vijojnë të djegin pisha dhe shkurre.

Në luftën me flakët janë angazhuar 20 forca të ushtrisë dhe një mjet zjarrfikës, teksa po ndihmojnë edhe banorët e zonës.

Deri më tani janë djegur rreth 5 hektarë pisha dhe shkurre, ku terreni është i vështirë për ndërhyrje. Ndërhyrja po bëhet me mjete rrethanore në mënyrë që të neutralizohen flakët për të shmagur avancimin e tyre në zonat përrtheth.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por grupi hetimor po punon zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nuk përjashtohet që të jetë zjarr i qëllimshëm, ndërkohë që situata vijon kritike edhe në Malin e Tomorrit, ku prej 6 ditësh janë shkrumbuar 23 hektarë pyll.

o.j/dita