Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën një një aksident rrugor në Itali.
Aksidenti ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Imola, në zonën e Bolognese.
I riu shqiptar po udhëtonte si pasagjer me një Mercedes CLK, i cili pas një devijim të papritur, për arsye që ende nuk dihen, doli nga rruga duke përfunduar në një pemë.
24-vjeçari, i cili ishte në sediljen e djathtë të përparme, u nxor pa jetë nga ekipet e shpëtimit.
Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 2 persona të tjerë, shoferi 23 vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 19-vjeçar me origjinë rumune që ndodhej në sediljen e pasme.
Ndërkohë policia lokale e Imolës po punon për të zbuluar shkaqet e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
