Gjykata pasi ka dëgjuar kërkesën për prova të palëve, ka vendosur të pranojë provat shkresore, dhe po ashtu ka pranuar që të pyetën si dëshmitar ata që janë listuar në kërkesën e prokurorisë dhe ata që ka kërkuar kreu i PD, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Një  nga dëshmitarët që Berisha ka kërkuar, është edhe kryeministri Edi Rama, kërkesë që Gjykata e ka pranuar. Po ashtu do të dëshmojë edhe Taulant Balla, ndërsa SPAK kërkon të pyetet si dëshmitar edhe biznesmeni Paro Laçi, Albert Xhani dhe Isa Tare.

GEAM Sh.p.k