Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë mbrëmjes në Itali, ku ka humbur jetën një vajzë e re shqiptare.
Sipas raportimeve të mediave italiane, viktimë e aksidentit ka mbetur 24-vjeçarja Diana Galicaj, pasi makina e saj u përmbys në rrugë.
Shqiptarja kishte pak kohë që banonte në Polesine dhe punonte në një dyqan të rrjetit Amazon.
Karabinierët po hetojnë për shkakun e aksidentit fatal.