Një aksident i rëndë me dy viktima ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë. Policia ka dhënë njoftimin zyrtar për aksidentin, ku thotë se një prej viktimave është shtetasi Xhezmi Oshafi, ndërkohë që shtetasja që ka qenë në një mjet me të është ende e paidentifikuar.

Fillimisht u tha se dy viktimat ishin bab e bijë, por derimë tani policia nuk e konfirmon lidhjen mes tyre.