Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të pallatit të Brigadave në Tiranë.

Mësohet se  një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në nënkalim.  Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 14:00.

Paraprakisht mësohet se në makinë po udhetonin dy vajza, ndërsa njëra prej tyre ka mbetur e plagosur.

Policia është në vendngjarje për të hetuar rrethanat e  aksidentit.