ELBASAN –  3.5 milion euro pasuri i janë sekuestruar Albert Topuzit në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë 46-vjeçari dyshohet se e ka përfituar pasurinë e tij nëpërmjet aktivitetit kriminal.

Nga prokuroria mësohet se Albert Topuzit i janë sekuestruar një vilë tre katëshe, një vilë 2 katëshe, 3 apartamente, si dhe 5 automjete, mes tyre edhe makina luksoze si ‘Porsche’, ‘BMË’ apo ‘Audi’.

Në njoftimin e prokurorisë mësohet se janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe truall, një biznes për prodhimin e betonit.

Albert Topuzi është autor i dyshuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, pasi më parë ka qenë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese. Disa prej pasurive i kishte kaluar në emër të vëllezërve të identifikuar si Bashkim dhe Gentian Topuzi.