Pesë persona udhëtonin në makinën që ka rënë në lumin Shkumbin në vendin e quajtur ‘Kthesa e Murrashit’ në rrugën Elbasan-Librazhd.
Deri më tani mësohet se 3 persona janë nxjerrë nga makina, ndërsa dyshohet se në mjet janë edhe dy persona të tjerë.
Policia dhe zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen e makinës nga ujërat e lumit Shkumbin.
Policia Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi ‘Kthesa e Murrashit’ , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikëseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.