Home AKTUALITET Detaje të reja/ Aksidenti i rëndë në Librazhd – Elbasan, nxirret trupi...

Detaje të reja/ Aksidenti i rëndë në Librazhd – Elbasan, nxirret trupi i fëmijës në gjendje kome, dyshohet për 5 pasagjerë, makina bie në lumin Shkumbin

1687

Mëngjesin e së martës ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan.

Sipas burimeve një makinë pas përplasjes “kokë më kokë” me një veturë tjetër për pasjoë një prej automjeteve ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin.

Burimet nga policia bëjnë me dije se brenda automjetit dyshohet se janë 5 pasagjerë, ndërsa bëhet me dije se trupi i një fëmije është nxjerrë nga makina në gjendje kome, i intubuar”.

Ende nuk raportohet për viktima por vetëm për të plagosur, momentalisht pritet me ankth të nxirret i plagosuri i fundit nga automjeti që ka përfunduar poshtë në lumë.