Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët një makinë në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur përballë bashkisë së qytetit ndërsa kalimtarët e shumtë janë alarmuar për shkak të tymit dhe flakës së madhe që përfshiu automjetin.Bëhet me dije që arsyeja e kësaj ngjarje ka ndodhur për shkaqe teknike si pasojë e rrjedhjes së bombulës së gazit.

Nuk ka raportime për të dëmtuar ndërsa makina është shkrumbuar plotësisht. Policia ka mbërritur në vendngjarje.

Elbasan/ Informacion paraprak Më datë 11.10.2021, rreth orës 13:00, në rrugën “Thoma Kalefi”, Elbasan, mjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasin E.A., 62 vjeç, banues në Elbasan , në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur plotësisht .Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.