Grupi hetimor që po merret me hetimin e ngjarjes së rëndë të ndodhur në qytetin e Elbasanit ku mbetën të vrarë Lulzim Bitri dhe Ardjan Çollaku, kanë zbritur sërish në terren për të mbledhur prova të reja lidhur me vrasjen e dyfishtë.

Nga detajet e zbardhura deri më tani, mësohet se objektivi i sulmit kishte qenë 40 vjeçari Lulzim Bitri edhe pse në fund mbeti i vdekur edhe 50 vjeçari Ardjan Çollaku. Deri më tani nuk janë zbuluar autorët e këtij sulmi me breshëri, por dihet që pamjet filmike janë regjistruar nga më shumë se 40 kamera të cilat po mbikëqyren me imtësi.

Deri më tani, hetuesit nuk kanë mundur të zbulojnë identitetin e personave të cilt mund të kenë qenë autorë të sulmit, por i vetmi detaj që dihet është fakti se ndaj Lulzim Bitrit dhe Ardjan Çollakut është qëlluar më shumë se 21 herë me “scorpions” dhe kallashnikov.