Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme, në qendër të qytetit të Burrelit, ku një automjet mësohet se ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Burime bëjnë me dije se personi që ka ndërruar jetë është shtetasi Aqif Ruka, 55 vjeç. Drejtuesi i mjetit ka dalë fillimisht nga makina, ka parë të plagosurin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas dëshmitarëve okularë në vendngjarje nuk ka mbërritur as policia dhe as ambulanca për rreth 15 minuta, ndrësa spitali nga zona ku ka ndodhur aksidenti është vetëm 5 minuta larg. Aksidenti ndodhi pranë Postës Shqiptare në Burrel.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e shoferit të automjetit.

