Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga WABetaInfo, e cila publikon vazhdimisht të rejat më të fundit rreth WhatsApp, pritet që ky aplikacion të sjellë përfundimisht një zgjidhje për problemin e migrimit të chats midis platformave Android dhe iOS. Bashkë me këtë shërbim do të mundësohet dhe migrimi i chats edhe në rastin kur përdoruesit ndërrojnë numrin e tyre të telefonit.

Kjo gjë u bë e ditur nga një postim në Twitter, i cili tregon se WhatsApp ka nisur punën për sigurimin e suportit cross-platform që do të vijë në update-et e ardhshme të aplikacionit.

Prej shumë kohësh përdoruesit e WhatsApp nuk mund të rikthenin chat history të tyren nëse blinin një pajisje që nuk kishte të njejtin sistem operativ me pajisjen e mëparshme, përshembull nëse kalonin nga iOS në Android ose anasjelltas. Kjo ndodh sepse është e pamundur të përdorësh iCloud si një backup source për migrimin e chats në WhatsApp në Android, dhe nga ana tjetër as Google Drive nuk mund të përdoret si një backup source për iOS.

Telegram ka përfituar nga periudha e pasigurisë së WhatsApp gjatë muajve të fundit dhe ka ofruar opsionin e importimit të chats nga WhatsApp në Telegram, duke qenë një hap para konkurrentëve.