Shtetasi L.V, 65 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në rrugën dytësore në Qerret.

Sipas njoftimit të policisë, mjeti me drejtues S. Xh., 40 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariatin e policisë Kavajë, ndërsa vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ora news