Një aksident është regjistruar pak pas mesdite në Leskovik ku një makinë ka përplasur një këmbësor. Ky i fundit rreth 74-vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policise:

Kolonjë/Informacion paraprak

Më datë 10.09.2023, rreth orës 13:20, në Leskovik, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin K. P., rreth 68 vjeç, banues në Çarçovë, Përmet, ka përplasur këmbësorin B. C., rreth 74 vjeç, banues në Leskovik, i cili u dërgua në spitalin e Ersekës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.