Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Lezhës, pranë ish-fabrikës së letrës.

Mësohet se një automjet ka përplasur një motoçlikletë dhe si pasojë është plagosur drejtuesi i kësaj të fundit. 

I plagosuri është nisur me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur Policia e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.