Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Greqi. Një makinë ka tërhequr zvarrë një person në zonën e bulevardit Amalias përpara Kuvendit.

Ai është dërguar në spital ku dhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.

Efektivët ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të mësuar rrethanat e plota të saj. /Abcnews.al