Rezidentët tregojnë se ndonjëherë makinat duhet të presin në rradhë deri sa makinat autonome të bëjnë një kthesë 180 gradë për t’u rikthyer nga erdhën. “Ka disa ditë ku mund të kalojnë mbi 50 makina në këtë rrugë.” tha Jennifer King për KPIX. “Kjo gjë ndodh çdo 5 minuta dhe është bërë shumë shqetësuese për ne që punojmë nga shtëpia.”

Sa herë që ata janë ankuar kanë marrë përgjigjjen nga mbikëqyrësit e këtyre makinave se ato nuk kanë çfarë të bëjnë pasi makina është e programuar dhe po bëjnë punën e tyre në respektim me rregullat e rrugës.

Një zëdhënës i Waymo tha në intervistë se makinat ndonjëherë bëjnë një ndërrim rruge kur vënë re se rrugët e San Francisco janë të tejmbushura me trafik. “Ne e rregullojmë vazhdimisht drejtimin në bazë të rregullave të rrugës në San Francisco. Në këtë rast, makinat tona duhet të marrin një kthesë 180 gradë për të shmangur rrugët e ngadalta.”

Elon Musk nuk mund të qëndronte pa reaguar ndaj këtij fenomeni, dhe komentoi thjesht një :”Haha” në Twitter.