Maksi Lopez, ka sulmuar hapur ish-partneren e tij Vanda Narën, e cila disa vite më parë e tradhtoi, duke nisur një romancë me sulmuesin tjetër, Mauro Ikardi, me të cilin vazhdon ende.
Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetet sociale, Lopez shkruan se nuk i ka parë fëmijët e tij prej 10 muajsh, duke shtuar më tej se Vanda Nara po këmbëngul që të ndërpresë lidhjen e fëmijëve me sulmuesin.
“Gëzuar ditën e babait ët gjithë baballarëve në botë. Ndonëse unë nuk i kam parë fëmijët e mi prej 10 muajsh dhe këmbënguljes që të ndërprerë lidhjet mes nesh, unë përsëri do të jem pranë tyre. Është diçka që nuk do e kuptoni kurrë. Më mungoni, por këtë tashmë e dini”, shkruan Lopez.
Kujtojmë se Lopez ka me Vanda Narën 3 fëmijë, të cilët tashmë jetojnë me nënën e tyre.
panorama al