Javën e kaluar CEO i OnePlus, Pete Lau, tha në një postim në blog se kompania do të “integrohet më tepër” me Oppo, por nuk zbuloi asgjë në lidhje me mënyrën se si do të funksiononte ky integrim.

Evan Blass ka përvetësuar një dokument i cili shpjegon integrimin në terma më të qartë. “Përmes integrimit, OnePlus do të jetë një firmë brenda Oppo, por do të vazhdojë të funksionojë si një entitet i pavarur.” shkruhet në letrën e bërë leak. Me këtë rast roli i Lau si drejtues i produktit tek Oppo do ta bëjë atë përgjegjës për strategjinë e produkteve në Oppo dhe OnePlus.

“Me bashkimin e dy brandeve, ne do të kemi më tepër resurse në dorë për të krijuar produkte edhe më të mirë se ato që kemi. Kjo gjë do të na lejojë të jemi më tepër eficientë gjatë operacioneve tona.” konfirmohet në këtë memo.

Megjithatë përdoruesit e OnePlus nuk duhet të presin shumë ndryshime, pasi kjo situatë është zhvilluar prej vitesh me ngjashmëritë mes produkteve të OnePlus dhe Oppo. Por tani OnePlus ka mundësinë ta pranojë hapur këtë bashkëpunim, duke rritur dhe nivelin e Oppo.

geek room