Mali i Zi i është bashkuar sot zyrtarisht Ballkanit të Hapur duke mbërritur në Ohër për të marrë pjesë në samitin që do të mbahet ditën e nesërme me një sërë takimesh dhe marrëveshjesh që palët kanë planifikuar të nënshkruajnë.

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar për Klan Macedonia se  është pro çdo bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit por nuk do të mbështesë asnjë inciativë e cila do të ishte zëvendësim i Bashkimit Europian.

“Unë në përgjithësi mendoj se Ballkani i Hapur ka pasur komunikim të dobët në rajon. Njerzve nuk u është shpjeguar për çfarë bëhet fjalë. Unë përkrah bashkëpunimin. BE ka qejf të shohë shtete e Balkanit që bashkëpunojnë dhe ulen bashkë duke marrë vendime të mirë popullin. Çdo iniciativë në këtë drejtim e ka përkrahjen time personale.

Nëse duhet me bë zëvendësim të BE ne si Mal të Zi nuk jemi të interesuar. Por unë nuk e shoh kështu. Së bashku duam të nisim një mesazh tjetër që ndoshta prej disa gjërave të vogla mund të nisim njjë bashkëpunim produktiv dhe në interes të qytetarëve”, është shprehur ai.