Kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin e ri të zgjedhur në Malin e Zi, Jakov Milatoviç.

Përmes një postimi në Twitter, Rama u shpreh se me Malin e Zi, Shqipërinë e lidh e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja, duke shprehur gadishmërinë për ruajtjen e marrëdhënieve diplomatike me vendin fqinj.

Kujtojmë se Milatoviç u zgjodh si president i Malit të Zi, nga Lëvizja “Evropa Tani”, dhe kryesoi bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Rama: Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi JakovMilatovic dhe mbështetja domethënëse që ai mori nga zgjedhësit u ktheftë në sa më shumë mbarësi për vendin fqinj, me të cilin na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja.