Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zoti Alfred Balla së bashku me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, zonjat Seiti e Riza dhe zotin Hoda, pritën sot në ambjentet e KLP-së, gjithë drejtuesit e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe të prokurorisë së posaçme. Objekti i diskutimeve ishte procesi i vlerësimit të prokurorëve në vend, ku janë 30 të tillë që kanë filluar të kontrollohen.