Një sasi prej 3.5 kg lëndë narkotike u gjet në proces tharjeje në oborrin e një banese në fshatin Hekal, Mallakastër.
Në oborrin e banesës së 54-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë u gjetën edhe 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, informoi policia.
Operacioni policor u kodua “Gradishti”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.