Kanë mjaftuar vetëm 15 minuta stuhi e pazakontë në fshatin Kalenjë të Mallakastrës që dhjetra rrënje ulliri të shkulen nga rrënjet dhe çatitë e shtëpive të shkatërrohen. Banorët tregojnë se një stuhi e tillë nuk ka ndodhur kurrë në zonën e tyre. Sipas tyre stuhia u përqendrua në lagjen Paja ku dhe dëmet ishin më të mëdha. Nuk u besonim syve thonë të shokuar banorët. Ullinjve shekullorë dhe atyre 30- vjecarë u janë thyer degët dhe u shkulën nga rrenjët ndërsa tjegullat e çative fluturonin gjithandej. Fatmirësisht ndodhi pasdite thone ata , kohë në të cilën banorët ndodhen në shtëpitë e tyre , pasi stuhia mund të kishte dëmtuar edhe njerëz.
Banori: Stuhia ra nga ora 5 pasdite, pardje, ngjarja ndodhi shumë shpejt dhe shaktoi dëme të mëdha. Era ka shkulur duke . Nuk kisha parë ndonjëherë një stuhi aq të fortë, u shkundën dyert he dritaret. Filloi nga lartë, ka shkullur ullinjtë nga rrënjët dhe i ka çuar 100 metra më tej. Ka shkulur pyjet, lisat, ka fluturuar çati, ça nuk ka bërë. Edhe pse u lajmëruan të tjerët për të ardhur të na ndihmojnë nuk na kanë ndihmuar, edhe nuk kanë për të ardhur. Këtu nuk ka rrugë, po të la miku do kalosh, edhe pse tatimet i kemi paguar. Ne nuk kemi ujë të pijshëm, unë e marrë një kilometër e gjysë larg ujin me zorrë, zorra çahet rrugës. Edhe pse 3 km larg nga qyteti jemi lënë në mëshirë të fatit. I bëjmë thirrje shtetit të ngjallet sepse nuk e kemi parë ndonjëherë.
Banorët pohojnë gjithashtu se në terren nuk ka dal asnjë grup verifikimi për të parë nga afër dëmet teksa shprehen mosbesues për dëmshpërblime pasi sipas tyre Kalenja është një fshat i lënë tërësisht në harresën e investimeve. Perballë kësaj situate ata apelojnë për ndihmë nga shteti pasi ndihen të braktisur dhe të lënë në mëshirë të fatit