Pasi e ëma humbi betejën nga Covid-19 e shtruar në pavijonin Marchiafava në spitalin San Camillo, në Romë,  djali i saj i identifikuar si Mirko Marsella kishte shkuar për të mbledhur sendet personale, por në qesen plastike kishte vetëm disa veshj, por mungonin vathët e shtrenjtë.

“Ajo që ndodhi me ato vathë është një mister. Unë kam prova që nëna ime hyri në spital me ato vathë. Sa herë që më dërgonte foto nga spitali, ajo i kishte ato”, tha Marsella.

Sipas tij, dikush ia hoqi në momentin që ndërroi jetë. I thanë se nuk kishin parë asnjë palë vathë, por djali nuk  dorëzua dhe kontaktoi avokatin e tij, i cili i tha të presë dhe të thërrasë karabinierët.

“Unë nuk e firmosa fletën ku duhet të kisha konfirmuar praninë e të gjitha sendeve personale të nënës sime”, shton Marsella, i cili priti karabinierët para spitalit.

“Unë mblodha sendet e tjera, po përgatis një letër  dhe nesër në mëngjes do të shkoj të paraqes një ankesë: ato vathë prej ari të bardhë, të cilat kishin një diamant të vogël, ishin një dhuratë dhe thoshte që donte t’i mbante me vete edhe në arkivol”, tha Marsella, i cili pretendon se ia kanë vjedhur.

Pak para Krishtlindjeve, vajza e një 68-vjeçari nga Fondi, i cili gjithashtu vdiq në San Camillo për shkak të Covid-19, shkoi në spital duke kërkuar që unazën e martesës dhe ato pak pasuri që babai i saj kishte me vete. Por asaj i kishin thënë se nuk kishte asnjë gjurmë nga ato objekte. Të gjitha ishin zhdukur, së bashku me rrobat dhe syzet.

Faxweb