Dhjetra qytetarë në Vlorë kanë pritur me orë të tëra në radhë për të marrë vaksinën anticovid, ndërsa shkak për vonesën është bërë anullimi i vizitës së ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Kjo e fundit kishte paralajmëruar një vizitë në Vlorë, e cila nuk u bë për shkak të një ndalese të saj në spitalin Memorial të Fierit.

Qytetarët që pritën me orë të tëra në radhë, duhet të ishin një dekor për vizitën e Manastirliut, ndërkohë që shprehet të zhgënjyer për shërbimin që iu bëhet.

fax