Fillon sot vaksinimi për grupmoshat 30-50 vjeç.

Proçesi i vaksinimit ka vijuar sot në teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit ku u zhvillua faza e parë e vaksinimit për grupmoshshat 30 deri 50 vjeç.

Të gjithë personat të cilët kishin dëshirë ta bënin vaksinën u paraqitën pranë këtyre ambienteve për të marrë dozën e parë të një prej vaksinave që janë aktualisht në vendin tonë. Stafi i mjeksor u kujdes që ti jepte prioritet gjithësecilit prej të pranishmëve në mënyrë që edhe puna të vijonte shpejt dhe pa pengesa.

Qytetarët u shprehen se për shumicën prej tyre ishte doza e parë e vaksinës dhe se sipas mendimit të tyre këto vaksina ishin efektive dhe duheshin bërë nga të gjithë.

Vaksina e cila u përdor sot ishte vaksina kineze kundër koronavirusit, “Sinovac”. Një nga avantazhet kryesore të kësaj vaksine është se ajo mund të ruhet në një frigorifer standard, në 2-8 gradë Celsius, njësoj sikurse vaksina e kompanisë anglo-suedeze . Kjo është vaksina e parë e zhvilluar në një vend joperëndimor që merr miratimin e OBSH-së.