Ministrja e Shëndetësisë, përmes një postimi në rrjete sociali njofton se që prej fillimit të vaksinimit dhe deri më tani janë kryer 400 mijë vaksinime.

400 mijë qytetarë dhe qytetare kanë marrë vaksinën kundër Covid-19 në vendin tonë.

Kujtojmë se, në 24 orët e fundit u shënuan 139 raste të reja dhe 5 humbje jete si pasojë e Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 738 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,016 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 154 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Top Channel