Gjatë ditës së sotme janë kryer 13.010 vaksinime. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu.

Në total, që nga nisja e procesit të vaksinimit në vendin tonë që ka nisur në datë 11 janar, janë kryer 185.496 qytetarë janë vaksinuar.

Shqipëria është sot në ditën e 7 të fillimit të procesit të vaksinimit masiv. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik dhe ajo kineze Sinovac.

Autoritetet kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë.

Top Channel