Jurgen Klopp i ka dërguar një mesazh Pep Guardiolës, pas shpalljes së Manchester Cityt kampion të Premier League, për edicionin 2020/21. Mjaftoi humbja e Manchester United ndaj Leicesterit 2-1, kur duhen edhe tri javë për të përfunduar edicioni, që Cyti të shpallej automatikisht kampion i Anglisë.
“Ishte një vit shumë i vështirë për të gjithë botën dhe natyrisht edhe për futbollin. Çfarë kanë arritur ata (City) në këtë vit, është fantastike. Është diçka speciale për ta dhe natyrisht që unë i uroj ata për këtë sukses të arritur,”- ka shkruar trajneri gjerman Klopp, teksa ka uruar rivalët e tij të Manchester Cytit, të cilët “i rrëmbyen” titullin e kampionit.

Liverpooli aktualisht po lufton për një vend në Champions League, pasi pozicionohet në vendin e gjashtë me 57 pikë, shtatë më pak se vendi i katërt Chelsea, kur “The Reds” kanë edhe katër ndeshje për të mbyllur Premier League.
