Partia Socialiste e Shqipërisë fitoi zgjedhjet e 25 prillit duke u bërë partia e parë në Shqipëri me 3 mandate qeverisëse rresht.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Matilda Mcini u shpreh se mandati i tretë për PS është një risi sepse deri më sot asnjë parti nuk kam mundur të ketë 3 mandate. Sipas zotit Gjiknuri kjo do të thotë se duhet një qasje tjetër për organizimin dhe përgatitjen e PS-së për të përballuar sfidat e reja që sjell mandati i tretë.

Gjiknuri: Mandati i tretë është një avantazh për partinë në pushtet, por nga ana tjetër kërkon një qasje tjetër nga ana e PS-së për të absorbuar edhe ndonjë konsum, edhe ndonjë problematikë që mund të paraqesë mandati i tretë dhe natyrisht një organizimi më i mirë i PS-së do të bëjë që kjo forcë të përballojë edhe garat e tjera elektorale.

Kryeministri Rama vendosi afatin 100 ditor për sekretariatet. Gjiknuri shprehet se ky afat është më shumë një afat për të përgatitur një platformë riorganizmi, gjë që ne po e bëjmë përditë.

Gjiknuri: Ka të bëjë me analizat post-zgjedhore që do të zhvillojë PS në të gjitha nivelet e administrimit zgjedhor për të nxjerrë konkluzionet se çfarë shkoi mirë në fushatë dhe çfarë duhet përmirësuar si dhe ngritja e një platforme të re e cila është e bazuar në një platformë dixhitale. Në këtë platformë do integrohen të gjitha të dhënat e partisë me detyra organizative që duhet të bëjë partia në periudha mes-zgjedhore. Qëllimi është të kemi një parti të aftë edhe në periudha që quhen pushim.

Zoti Gjiknuri foli dhe për tërmetin, të cilin e cilësoi si një metaforë për fitoret e rëndësishme politike.