Mbyllet burgu i Zaharisë në Krujë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili shprehet se të gjithë të dënuarit do të transferohen në burgun e Shënkollit.

Burgu i Zaharisë është një ndër burgjet me kushtet më të këqija në vendin tonë. Në këtë institucion vuanin dënimin të burgosurit me probleme të shëndetit mendor.

Ditën e sotme ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bëri me dije me grupe të vogla të dënuarit do të transferohen në burgun e Shënkollit ku ka gati ambiente të përshtatura si spital.

Prej vitesh organizmat ndërkombëtare kanë kritikuar ashpër Shqipërinë për situatën në burg e Zaharisë. /abcnews.al/