Ka startuar në orën 18:00, në stadiumin “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, sfida e raundit të tretë të Grupit C, Maqedoni e Veriut-Holandë.
Holanda në këtë takim vjen si e kualifikuar dhe do të kërkojë suksesin për të ruajtur vendin e parë në grup.
Kombëtarja ballkanase ende nuk e ka provuar shijen e fitores së parë në grup dhe do të synojë triumfin e parë për të mbajtur ende gjallë shpresat për kualifikim.
Maqedonia e Veriut ka në përbërje në 11-shen startuese 4 shqiptarë, Musliun, Alioskin, Bardhin dhe Ademin.
panorama al
