Sipas dëshmisë së një fqinji të cituar nga Daily Mail, familja e 20-vjeçares fatkeqe po mendon të ndryshojë gurin e varrit të Caroline.

Gazeta Britanike, e cila ndjek me interes ngjarjen, veçanërisht pasi piloti rrëfeu se vrau gruan e tij, citon deklaratat e një fqinji të moshuar në lidhje me qëllimet e familjes.

Fqinji zbuloi se familja po konsideron të ndryshojë gurin e varrit të Caroline sepse aktualisht në varr ndodhet fotoja e saj nga dita e martesës me mbishkrimin “Nëna, gruaja dhe vajza e dashur”.

Duke folur nga varri i Caroline, fqinji mes lotësh thotë se mbishkrimi është ironi. “Ai nuk e donte gruan e tij. Ky mbishkrim duhet të ndryshohet,” shkruan gazeta. Tragjedia ndodhi në 11 maj, ku Caroline u vra nga burri in saj, i cili pranoi krimin të enjten e kaluar.

fax web