Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur sot “non grata” 5 diplomatë rusë. 
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila ka njoftuar ambasadorin e Federatës Ruse, Sergei Bazdnikin, për shpalljen “non grata” të zyrtarëve.  Atyre iu është lënë 5 ditë afat për t’u larguar nga vendi.

“Sot në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme është thirrur Ambasadori i Federatës Ruse në vend, Sergei Bazdnikin, të cilit i është dorëzuar notë diplomatike, me të cilën pesë diplomatë nga Ambasada e Federatës Ruse janë shpallur të padëshirueshëm në vend ose persona non grata.
Sipas informacioneve që kemi marrë, punonjësit e përmendur të Ambasadës së Federatës Ruse kane kryer aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike. Diplomatët rusë do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pesë ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë maqedonase.