Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme me propozim të komisionit të formuar nga Ministria e Ekonomisë ka sjell vendim për të shpallur gjendje krize në sektorin e energjetikës.

“Kjo për shkak të kapacitetit të prodhimit vendor, por edhe rritjes së çmimit në bursat botërore. Por edhe që Qeveria të ndikoj pozitivisht me mjete buxhetore në përmirësimin e funksionimit të kompanive energjetike në RMV në këtë rast Centralet e Maqedonisë së Veriut dhe MEPSO. Kjo me të vetmin qëllim që të rrisim likuiditetin e tyre dhe me siguri që të përmirësojmë sistemin elektro-energjetik në vend”, tha Kreshnik Bekteshi, duke shtuar se nuk janë miratuar masa restriktive të cilat do të ndikojnë negativisht në jetën e qytetarëve