Simone Inzaghi e ka të qartë që po ecën në parvaz për sa i përket të ardhmes së tij dhe sonte do të takohet me Vincenzo Italiano, i cili konsiderohet ndër kandidatët e pranueshëm për zëvendësimin e tij të mundshëm.
Sipas “Tuttosport”, në realitet është Antonio Conte fantazma e madhe që rri pezull mbi kokën e tij, zgjedhja e parë e Marotta nëse Inzaghi shkarkohet.
Përveç Contes, përmenden edhe emrat e Mourinho dhe Simeone, por rrugët nuk janë të lehta që të çojnë te këta të dy.
De Zerbi dhe Thiago Motta gjithashtu janë dy opsione, por Marotta është i bindur se nëse Inzaghi shkarkohet, tentativa e parë do të jetë rikthimi i Antonio Conte, trajneri shumë i dashur nga tifozët zikaltër.