Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Kim falenderon Bashën për takimin e shkëlqyer në lidhje me çështjet kyç që prekin marrëdhëniet mes dy vendeve që nga forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit. Kim nënvizon se një opozitë e fortë që bën përpara është thelbësorë për demokracinë e vendit.
“Faleminderit Partisë Demokratike dhe kryetarit Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer lidhur me çështjet kyçe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku përfshihen rrugët e forcimit të institucioneve demokratike, lufta ndaj korrupsionit dhe rritja e investimeve amerikane në Shqipërisë nga veriu në jug. Një opozitë e fortë që bën përpara është thelbësore për demokracinë”, shkruan Kim.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)