Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për lidhjet politike të Ervis Martinajt. 

Abilekaj deklaroi se Martinaj ishte kundër Partisë Socialiste dhe se përkrahte të djathtën. Ai shtoi se Martinaj ka ndikuar në fushatën zgjedhore në Lezhë dhe i ka hequr shumë vota PS-së. 

“Një nga deputetët e PD, që u përmend, ka thënë nuk kam dalë deputet me ndihmën e Martinajt por kam dalë vetë.

Megjithatë, Martinaj në Lezhë ishte i vetmi që nuk bashkëpunoi me Partinë Socialiste, prishi edhe mitingjet. Një sasi e madhe votash kaluan në favor të opozitës, vetëm prej ndikimit të tij.

Eskobari është bible e krimit të organizuar. Shikoni mëyrën si shtrihet në komunitet dhe komuniteti e adhuron. Ata bëjnë bamirësi ndaj njerëzve të thjeshtë.

Ata janë njerëz që duan pajtueshmërinë dhe bashkëpunimin e të gjithëve”, deklaroi Abilekaj.