Tirana do të presë nesër finalen e Conference League, me italianët e Romës dhe holandezët e Feynoord që do të luajnë në “Air Albania” për kupën e këtij eventi të rëndësishëm sportiv që zhvillohet për herë të parë.
Bashkia e Tiranës ka angazhuar punonjësit për të marrë masat e nevojshme që kryeqyteti të shkëlqejë këto ditë. Sot, punonjësit e pastyrim-gjelbërimit kanë hequr gurët dekorativë që gjendjen në sheshin Skënderbej, duke i paraprirë çdo incidenti të mundshëm.
Duke qenë se zona e sheshit, pedonalja dhe liqeni do të jenë “fan zona” për tifozët që nuk kanë bileta, janë marrë masa që të largohen të gjitha objektet dekorative, në mënyrë që ata të mos qëllojnë njëri-tjetrin.